Kronikë

Në kërkim për vrasje që nga 2013, në pranga 42-vjeçari


               Publikuar në : 08:45 - 29/05/19 |
geliano fataj

Një i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Lush Pjollaj, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Ndaj ti rëndonte dënimi me 23 vite burg për “Vrasje”.

Në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës 42-vjeçari është dënuar me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në 12 tetor të vitit 2012, në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al

Pas