Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 29/08/21 |
Opi Nion

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë ditën e sotme një shtetas të shpallur në kërkim për disa krime ndaj jetës dhe pronës.

Njoftimi zyrtar bën me dije se është ekstraduar 44-vjeçari F. M., banues në Tepelenë, i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i plotë:

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Pas