Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari në Krujë. Ja për çfarë akuzohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 21/11/22 |
Opi Nion

Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi është në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me pasoja të rënda.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale E.SH, banues në Bubq të Krujës.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e E. Sh., drejt Italisë./Opinion.al

Pas