Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në janar nisin punën satelitët”, Peleshi: Shtojmë mbështetjen për ushtarakët

2022/12/30 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.


“Gjatë vitit që po lëmë pas, puna juaj dhe e FA dhe në veçanti e atyre që janë në misione ndërkombëtare ka marrë një tjetër përmasë. Ky ishte një vit me lajme jo të mira për sigurinë dhe paqen, ishte një vit kur skena e sigurisë u trondit për shkak të invazionit rus në Ukrainë dhe kjo bëri që siguria dhe paqja si domein të vendosen në qendër dhe të jenë prioritet i prioriteteve për të gjithë botën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi e nisi bisedën me misionin e Shqipërisë pranë KFOR në Kosovë, duke folur edhe për situatën atje.

“Së fundmi tensioni është rritur. Ju jeni pjesë e KFOR, e strukturës së NATO-s që garanton sigurinë. Të gjitha fenomenet që kërkojnë të krijojnë destabilitet në rajon janë derivat i asaj çka ndodhi në shkurtin e këtij viti në Ukrainë dhe vazhdon të jetë sot një nga shqetësimet kryesore të botës. Kjo ngjarje na vuri përpara detyra, të cilat nuk i kishim menduar në një kohë kaq të afërt, lidhur me modernizimin, lidhur me investimet në arsimim, në shtimin e prezencës sonë në misione ndërkombëtare, pra në ndërtimin e Force të Armatosur më të fortë, më të aftë dhe më shpresëdhënëse për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, por edhe në rajon, për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në të gjithë hapësirën e Aleancës së NATO-s”, theksoi ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes foli për një dimension të ri që ka marrë bashkëpunimi me NATO, ku përmendi aleancën strategjike me SHBA, por edhe bashkëpunimin me BE, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e përfaqësuesve tanë në këto misione të rëndësishme.

“Ju bëni krenar sot të gjithë popullin shqiptar. Ju jeni një vlerë e shtuar edhe në NATO. Ndonëse jemi një popull i vogël, një aleat i vogël, ne duam të tregojmë se nuk jemi vetëm konsumatorë, por edhe duam të kontribuojmë. Ne jemi me forca më të shtuara në misionet e NATO-s. Kemi një reputacion shumë të mirë. Ju na keni hapur syrin dhe na keni dhënë gjithë të drejtën të kemi një pozicion shumë të merituar në NATO”, u tha ministri Peleshi përfaqësuesve të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

Gjatë bisedës Peleshi foli edhe për objektivat që Ministria e Mbrojtjes ka për vitin 2023, teksa tha se nga janari i vitit 2023 do nisin punën dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”.

“Ne në FA kemi shtuar disa domeine të reja. S’kemi pasur domeinin e hapësirës por sot kemi një shërbim ende modest por të rëndësishëm. Shërbimin satelitor përmes dy satelitëve “Albania 1” e “Albania 2″ që nga janari i vitit që vjen do nisin të na furnizojnë me informacione imazherie shumë të rëndësishme për emergjencat civile e rikonjicione”, tha Peleshi.

“Ky është viti kur ne bëmë një ndryshim sasior dhe cilësor në shpërblimin e FA. Kemi rritur 30% pagat për të gjithë efektivët, nga ushtari bazë dhe deri te gradat më të larta. Angazhimi dhe premtimi i Kryeministrit për të patur një rritje të vazhdueshme dhe të përvitshme deri sa të arrijmë nivelin më të lartë në rajon do të realizohet. Vitin që vjen do e rrisim edhe 7 % të tjera pagën mbi atë 30% që u rrit gjatë vitit 2022”, u shpreh ministri Peleshi.

Sipas tij, në 2023 fillon puna për ndërtimin e korpusit të Akademisë së FA, Ndërsa flota e Forcës Ajrore do të shtohet edhe me helikopterë të tjerë “Black Hawk”, duke e çuar në 6 numrin e helikopterëve.

Edhe Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji vlerësoi misionin e përfaqësuesve tanë, duke theksuar se “viti 2023, për të gjithë ne, vjen me detyrime të reja edhe më të shumta, por unë ju siguroj se edhe vëmëndja dhe mbështetja e te gjithë autoriteteve të vendit, do të jetë shumë më e shtuar dhe e ndjeshme gjatë vitit 2023. Forcat e Armatosura do të jenë edhe më mirë, por njëkohësisht do të bëjnë edhe më të mirën gjatë vitit që vjen”.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Berisha bën bilancin e vitit 2022: Do të skalitet si viti i opozitës shqiptare

Berisha bën bilancin e vitit 2022: Do të skalitet si viti i opozitës shqiptare

Berisha për Yuri Kim: Në përpjekjet anti-opozitare nxin qëndrimi i ambasadores së SHBA

Berisha për Yuri Kim: Në përpjekjet anti-opozitare nxin qëndrimi i ambasadores së SHBA

Kim takoi Alibeajn, Berisha: Prej saj u riktheva të garoj, nuk pranoj ndërhyrje

Berisha: S'kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi Kim për 100-vjetorin
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}