Aktualitet

Në burg për Inceneratorët, Alqi Bllako merret në pyetje sot nga SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 14/04/22 |
Opi Nion

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga Prokuroria  e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, raporton “news 24”. Bllako ndodhet në burg pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit.

Ish-deputeti është i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shperdorim detyre” ne bashkëpunim dhe “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se në kohën kur Bllako ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Po ashtu vihet në dukje nga Prokuroria e Posaçme, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, të shumës 14.964.900.

Në pyetje nga SPAK ditën e nesërme do të merret dhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka./Opinion.al

Pas