Sociale

Flet motra e Merushes: Fëmijët ishin në varrim, s’e dinin që po përcillnin nënën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 14/04/22 |
Opi Nion

Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Vidhisht në Roskovec, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau bashëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi dhe më pas vrau veten tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë sot ka folur në news 24 Esmeralda, motra e 30-vjeçares Merushe Hazizi. Ajo tha se Fatjoni e kishte gënjyer Merushen duke i thënë se ishte beqar dhe më pas doli që ishte i martuar dhe kishte një djalë 8-vjeç.

 “Shkaktar që u nda nga burri Merushja është Fatjon Hoxha. Ai tha që jam beqar e s’kam fëmijë. Më tej doli gruaja me një fëmije 8 vjeç. Xhevahiri dhe Merushja nuk ka pasur njohje para se të njihej me Fatjonin. Prezantimi u bë kur u lidhën bashkë. Ai ishte shumë i acaruar se Fatjoni dhe Merushja ishin bashkë për 3 vite”, tha Esmeralda.

Më tej motra e Merushes tha se fëmijët morën pjesë në varrimin e së ndjerës por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre.

“Fëmijët janë pjesa jonë, janë gjithçka për ne. Babait të tyre i urojmë gjithë të mirat por ata janë fëmijët tanë. Ata morën pjesë në varrim, por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre”./Opinion.al

Pas