Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 2024 sytë nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

2024/01/02 at 9:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në 2024 sytë nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është emërues i përbashkët i shumë pritjeve në Kosovë – si të qytetarëve të rëndomtë, ashtu edhe politikanëve.


“Kjo çështje duhet të zgjidhet patjetër në vitin 2024 – edhe me presion ndërkombëtar. Qeverinë e Kosovës e pret kjo sfidë”, thotë Rabit Mani nga Prishtina.

“Po shpresojmë në përkrahjen e miqve tanë, nga Amerika dhe Evropa, që të gjendet një modul i përshtatshëm që nuk e rrezikon Kushtetutën e Kosovës”, thotë Bajram Kallaba nga Kamenica.

Ai i referohet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Kosova është zotuar me një marrëveshje me Serbinë qysh në vitin 2013. Megjithatë, Asociacioni nuk është themeluar ende, nga frika se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit.

Bashkësia ndërkombëtare, së voni, ka rritur trysninë mbi Kosovën për ta formuar atë dhe mbi Serbinë për ta njohur de facto Kosovën, duke e parë këtë si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Dy vendeve, në fund të tetorit, u është paraqitur edhe një plan për këtë qëllim, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar në parim.

Miodragu, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, thotë se formimi i Asociacionit mbetet prioritet për popullatën kryesisht serbe të kësaj zone.

“Një asociacion si tërësi… dhe jo një asociacion i krijuar nga Kurti, që do të ngacmojë siç po ngacmon tani, duke konfiskuar mallrat serbe”, thotë ai, pa specifikuar më shumë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë pritjet dhe sfidat që ajo i konsideron të rëndësishme për vitin 2024.

Por, duke iu referuar normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në vitin e ri, kryeministri Kurti shkroi në Facebook më 22 dhjetor se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Sfida e sigurisë

Në shtator të vitit 2023, Kosova përjetoi një nga sfidat më të mëdha për sigurinë që nga paslufta, më 1999. Më 24 të atij muaji, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e vendit në fshatin Banjskë në veri, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Policia, më pas, gjeti sasi të mëdha armatimi dhe arrestoi disa sulmues të dyshuar, ndërsa disa të tjerë i shpalli në kërkim.

Qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë për incidentin, por ajo e mohoi përfshirjen. Ngjarja nxiti shqetësim te bashkësia ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

Disa përfaqësues të opozitës në Kosovë thonë se Qeveria nuk po bën mjaftueshëm për ta integruar komunitetin serb në veri, i cili, edhe gati 25 vjet pas luftës, vazhdon të mos u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës dhe ta shohë Beogradin si kryeqytet të vetin.

“Nuk mund të ketë siguri në asnjë pjesë të vendit pa integrimin e komunitetit lokal, pa pjesëmarrjen e komunitetit lokal në institucionet e Kosovës. Ne, si komunitet shumicë, duhet të bëjmë shumë që ta integrojmë edhe komunitetin tjetër [serb], sidomos në veri”, thotë Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila parasheh edhe formimin e Asociacionit, do të jetë sfida me të cilën Kosova do të vazhdojë të ballafaqohet edhe në vitin 2024.

Por, sipas tij, mbetet po ashtu për t’u parë nëse Kosova do të shkojë drejt një procesi të rregullt zgjedhor, i cili duhet të përcaktohet gjatë katër muajve të fundit të vitit 2024, apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Haziri thotë se nuk përjashtohet mundësia që pretekstin për zgjedhje të parakohshme ta krijojë vetë Qeveria, me bindjen se mund ta zhargitë çështjen e zbatimit të Marrëveshjes me Serbinë.

“Por, zoti Kurti nuk është i amnistuar nga dialogu…”, thekson Haziri.

Sfida të ngjashme sheh edhe Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke iu referuar sulmit në Banjskë, Tahiri thotë se në vitin 2023, Serbia kishte “qëndrim armiqësor ndaj Kosovës” dhe “Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë situatë” në negociatat që e presin me shtetin serb.

“Ajo që duhet të bëjë Kosova, është që të argumentojë se Serbia ka politikë armiqësore dhe të arrijë deri te një marrëveshje me Serbinë, pa shkaktuar asnjë dëm të brendshëm, që nënkupton të rendit kushtetues të Kosovës. AAK-ja e ka mbështetur Marrëveshjen e Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur në shkurt të vitit 2023] dhe mendojmë se çfarëdo marrëveshjeje tjetër që vjen, nuk do të jetë më e mirë, por do të jetë më e keqe”, thotë Tahiri. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të vazhdojnë të jenë ndër temat kryesore edhe në vitin 2024, thonë ata.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata nga viti 2011. Kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por pak kanë zbatuar.

“Meqenëse para vetes i kemi zgjedhjet në Bashkimin Evropian, si dhe do të fillojë fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mundësi që dinamika për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të bjerë. Kjo, në anën tjetër, mund të kthejë tensione edhe më të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos i përjashtuar këtu as incidentet e mundshme të sigurisë”, thotë Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED.

Sipas tij, ka indikacione se disa elemente të marrëveshjes në fjalë kanë nisur të zbatohen “në mënyrë të heshtur”. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë, por edhe për targat, japin sinjale të tilla, thotë ai.

“Por, pjesa kyçe e marrëveshjes, në të cilën Kosova i ka obligimet e mëdha, sikurse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe statusi i ardhshëm i Kishës Ortodokse Serbe, nuk mund të zbatohet në mënyrë të heshtur, sepse kërkohet zbatim në terren dhe nuk është veç një akt qeveritar”, thekson Peci.

Edhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, pajtohet se situata e sigurisë dhe stabilizimi i gjendjes në veri do të jenë ndër sfidat kyçe për Kosovën, më 2024.

Dhe, sipas tij, ky stabilizim do të varet nga dinamika e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nga raportet që do të krijohen ndërmjet dy vendeve.

Konkretisht për pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, thotë ai, sfidë do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Qeveria e Kosovës është pajtuar t’i organizojë ato, në përputhje me ligjin e vendit. Zgjedhjet, në fakt, kanë qenë kërkesë e komunitetit ndërkombëtar për t’i ulur tensionet që ka shkaktuar instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri.

“Kjo është diçka që na pret qysh në gjysmën e parë të vitit [2024]. Duke pasur parasysh që gjatë vitit 2023 është iniciuar nisma për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës, epilogun do ta ketë në vitin 2024”, thotë Milliqeviq.

Në planin e brendshëm, thonë analistët, sfidë për Kosovën do të jetë edhe situata ekonomike dhe sociale. Sipas tyre, kostoja e jetesës është rritur, për shkak të inflacionit në njërën anë dhe stagnimit të pagave në anën tjetër./REL/



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Platforma ‘X’ ka humbur 71% të vlerës që kur u ble nga Elon Musk

Platforma 'X' ka humbur 71% të vlerës që kur u ble nga Elon Musk

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e mërkurë 3 janar 2024 

Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje

Reshje shiu dhe shtrëngatat! Njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë 
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}