Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në 2013 kam thënë goodbye”, Berisha: Sot vetëm më shtohen motivet për të luftuar

2023/05/17 at 1:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 2013 kam thënë goodbye”, Berisha: Sot vetëm më shtohen motivet për të luftuar

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e sotme tha se nuk do të largohet kurrsesi në këto kushte kur përballë ka një qeveri të korruptuar, ndërsa kujtoi dorëheqjen e vitit 2013.

I pyetur nga gazetarët se a ka ndonjë përgjegjësi për humbjen në këto zgjedhje lokale, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se këto janë “teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen e votës”.

 “Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë  blerjen masive të votave. E vërteta është një përpjekje anti-ligjore për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë, kjo është më fakte, ndërhyrje, nuk është shpikje e imja, e kam temë të nesërmen.Në kundërshtim të çdo lloj parimi dhe ligji, forca opozitare u fut në zgjedhje pa logo, pa asnjë financim, kishin qëlllim zhdukjen e kësaj opozite. 15 mijë shqiptarë votuan për opozitën, bënë gjithçka që të zhdukin dhe të krijojnë pseudo-opozitën, dështuan me turpin më të madh.

Është në nderin e të gjithë atyre qytetarëve që përballë këtyre mureve të zeza u ngritën mbi to dhe thanë jemi këtu me rreth 40% të votuesve.Çdo ditë do u njoh me aspekte të shëmtuara të farsës elektorale. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme dhe se të gjithë ata që përdorën mënyra të tilla, dështuan. Opozita, sot është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesa të shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin, dështoi!”

Berisha tha se ai do i përmbahej betimit të tij për t’u larguar nga politika vetëm nëse do të humbiste në zgjedhje të lira e transparente.

Ndër të tjera ai thekson se nga situata e krijuar vetëm sa shtohen motivet për të luftuar për të drejtën e votës së shqiptarëve.

“Përdorin lloj lloj mashtrimesh, statuti i ka të qarta, ai do zbatohet pikë për pikë. Në 1991 unë kam bërë një  betim me veten time, që zgjedhjet  e para të lira që do humbas do largohem dhe unë i qëndroj, absolutisht në 2013 kam thënë Goodbye, ndërkohë janë humbur zgjedhjet, por janë mbrojtur votat.

Pra, në këtë kontekst, ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveçse nga vota e demokratëve nga ndonjë faktor tjetër para krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet sepse e shoh se lufta për të drejtën e votës së shqiptarëve dueht të bëhët dhe më shumë. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në havan. Nga ’91 deri në 2003 kam humbur zgjedhjet ndërkohë, por s’kanë qenë të lira dhe të ndershme. Statuti do zbatohet!“, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: doreheqjehumbjePDsali berisha

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Opinion/Si e lexojnë palët rezultatin e zgjedhjeve? (16 Maj 2023)

Opinion/Si e lexojnë palët rezultatin e zgjedhjeve? (16 Maj 2023)

“16-vjeçari ndërhyri për të mbrojtur kushëririn”, detaje nga vrasja e të riut në Gramsh

“16-vjeçari ndërhyri për të mbrojtur kushëririn”, detaje nga vrasja e të riut në Gramsh

Kanosën administratorin e njësisë Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, 2 persona nën hetim

Krim brenda familjes në Elbasan, kunati vret kunatën me sopatë

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com