Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ministri gjerman:I rrezikshëm

2021/04/21 at 1:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ministri gjerman:I rrezikshëm

Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth (SPD) për debatet e kohëve të fundit rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.


Deutsche Welle:  Zoti ministër, po flitet sërish për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Flitet për një dokument të përhapur nga qeveria sllovene. Çfarë di qeveria federale për këtë?

Michael Roth: Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, e cila është plot konflikte. Kjo nuk kërkon ndonjë profeci. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tek pajtimi, tek bashkëpunimi i ngushtë rajonal, tek distancimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten vende të shoqërive shumëfetare dhe shumëetnike. Ky është parakushti për paqe, prosperitet dhe demokraci. Prandaj jam i qetësuar që qeveria sllovene është distancuar qartazi nga fantazitë për ndryshimin e kufijve. Sepse askush në Evropë nuk mund të ketë interes për këtë.

Pra, e përjashtoni që propozimi të vijë një ditë në tryezën e negociatave?

Ne jetojmë në një demokraci të lirë dhe natyrisht të gjithë janë të lirë të fillojnë debate me propozimet e tyre. Por kjo nuk e ndryshon refuzimin tonë të qartë ndaj ideve të tilla. Përsëri: ndryshimi  i kufijve është një rrugë e gabuar e rrezikshme për rajonin, askush në Ballkanin Perëndimor dhe BE nuk mund të ketë një interes serioz për atë sot. Kujtimet e luftërave të Ballkanit në vitet 1990, të cilat e kthyen ish-Jugosllavinë në një fushë të madhe beteje, duhet të jenë paralajmërim i mjaftueshëm për të gjithë ne. Pozicioni im është i qartë: fantazitë për zhvendosjen e kufijve më në fund i përkasin njëherë e përgjithmonë një të kaluare të dështuar.

A ka kolegë në BE që janë në favor të zgjidhjeve të tilla?

Strategjia e zgjerimit dhe strategjia të BE-së dhe ajo ndaj Ballkanit Perëndimor nuk parashikojnë asnjë demarkacion të kufijve. Kjo është një gjë e mirë, dhe duhet të qëndrojë kështu!

Procesi i Berlinit jep një kontribut drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. Në verë pritet të ketë një takim përfundimtar të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si duhet të vazhdojë iniciativa?

Procesi i Berlinit i ka dërguar një sinjal të rëndësishëm rajonit: që ne të qëndrojmë pranë njerëzve në rajon dhe, pavarësisht nga anëtarësimi, të bëjmë gjithçka që mundemi për të promovuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dhe këtë ta bëjmë që tani! Dhe ne jemi ende duke bërë përpjekje të veçanta për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, për të siguruar perspektiva për të rinjtë, për të fituar punësim dhe kohezion social. Çështjet e shëndetit, infrastrukturës dhe digjitalizimit  gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Prandaj është mire që ta vazhdojmë me përkushtim Procesin e Berlinit. Tani për tani po ndiejmë se sa e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të vazhdojë të perceptohet si një partner i afërt, i besueshëm dhe i mençur i Ballkanit Perëndimor – jo vetëm në sytë e politikanëve, por mbi të gjitha në perceptimin e qytetarëve lokalë. Për shkak se ka edhe zhgënjime, qoftë për shkak të reformave të pamjaftueshme për të forcuar shtetin e ligjit ose luftën kundër korrupsionit. Por edhe sa i përket luftës me pandeminë e koronës, disa shtete mendojnë se BE-ja nuk i mbështet aq mirë sa duhet. Prandaj jam i kënaqur që Bashkimi Evropian po dërgon një sinjal të qartë solidariteti: Nga maji përsëri do të shpërndajmë 650,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit gjithmonë duhet të mbështetet me projekte konkrete dhe të prekshme që perceptohen pozitivisht nga njerëzit në rajon. Ato duhet të jenë të dukshme për qytetarët e rajonit dhe të përmirësojnë në mënyrë të qëndrueshme kushtet e jetesës.

Procesi i Berlinit njihet gjithashtu si një dhomë pritjeje për anëtarësimin në BE. A mund të shpresojnë këto vende që nën Presidencën Sllovene të Këshillit të BE në gjysmën e dytë të këtij viti do të arrihet ai progres i zgjerimit që nuk mund të arrihej gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së?

Ne kemi punuar shumë fort në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së dhe nuk lamë gur pa lëvizur. Por parakushti për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një konsensus në Këshill. Nuk e arritëm atë vetëm për shkak të bllokadës së një vendi të vetëm. Kjo ishte e hidhur, por nuk po dorëzohemi! Unë i jam shumë mirënjohës Presidencës Portugeze për vazhdimin e këtij procesi. Për shembull, dje në Këshillin e Ministrave Evropianë patëm një informim mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Në maj dhe qershor tema e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë në fokus të takimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe Evropianë. Atëherë do të na duhet “drita jeshile” për fillimin e negociatave të pranimit. Sidoqoftë, unë do të bëj maksimumin. BE duhet të mbajë fjalën dhe nuk duhet ta shtyjë procesin e pranimit për këto vende. Na duhen urgjentisht më shumë sinjale pozitive për rajonin! Është në rrezik jo më pak se besueshmëria e BE-së. Dhe sidomos dymbëdhjetë muajt e fundit  kanë treguar se BE ka rivalë të sistemit në Ballkanin Perëndimor të cilët po plotësojnë boshllëqet që po u lëmë ne. Është në interesin tonë të mirëkuptuar të lidhim rajonin gjithnjë e më pranë nesh.

Megjithatë, çështjet ndëretnike mbeten të pazgjidhura, si në rastin e Kosovës ose Bosnjë-Hercegovinë. Çfarë duhet bërë, sipas mendimit tuaj, për të mënjanuar përfundimisht fantazi të tilla?

Roth: Unë e pres me gëzim bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Qeveria Kurti ka prezantuar një program shumë ambicioz në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është një sinjal i fortë dhe qeveria mund të llogaris  me mbështetjen tonë. Përveç kësaj, Gjermania do  të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave me qytetarët kosovarë. Unë shpresoj që ne në BE së shpejti do të arrijmë një vendim për këtë dhe do ta realizojmë sa më shpejt. Mbi të gjitha, një qëllim që vazhdon të largohet gjithë e më shumë kërcënon të kthehet në mirazh – dhe kështu të humbasë fuqinë e tij  tërheqëse dhe transformuese Dhe sa i përket Bosnjë-Hercegovinës, një gjë është e qartë: pavarësisht nga ndasitë shoqërore, një shumicë dërrmuese e popullsisë boshnjake mbështet një qëllim të përbashkët: një të ardhme në BE. Por është po aq e qartë se vendi tani duhet të trajtojë me vendosmëri reformat që janë kaq të nevojshme për të bërë përparim më të shpejtë në rrugën “nga Dejtoni në Bruksel”. Për shembull, reforma e ligjit zgjedhor duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të kontribuojë në pajtimin dhe bashkëpunimin dhe jo në ndarjen e mëtejshme./DW

Etiketa: Ballkanin Perëndimorkufijministri gjerman


Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Para
“Opinion“/ Monika Kryemadhi, prezantimi i LSI-së!

“Opinion“/ Monika Kryemadhi, prezantimi i LSI-së!

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan

Ish-zyrtar i LSI/ Kush është Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan

Ish-zyrtar i LSI/ Kush është Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
30 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
30 Janar, 2026

Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com