Aktualitet

Ish-zyrtar i LSI/ Kush është Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 21/04/21 |
Opi Nion

Pjerin Xhuvani 56-vjeç është viktima i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një ish-mjek në profesion, Pjerin Xhuvani është personi i  cili ka qenë i përfshirë në incidentin e ndodhur në Elbasan në 14 Mars të këtij viti ku dy forcat kryesore politike kishin takimet e tyre elektorale.

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës .

Viktima është akuzuar gjithashtu edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Ndër të tjera bëhet me dije se Xhuvani ka qenë edhe ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit. Pas kësaj në 2017 Xhuvani nisi angazhimin e tij në PDIU.

Pjerin Xhuvani, ka mbajtur më herët postin e ish-drejtorit të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, teksa 6 vite më parë u shkarkua nga detyra duke u akuzuar  për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Pas