Aktualitet

Ndryshimet zgjedhore, “Venecia”: Palët të zbatojnë ligjin zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 02/12/20 |
el ida

Komisioni i Venecias ka dërguar opinionin paraprak, lidhur me kërkesën e presidentit për ndryshimet Kushtetuese të 30 Korrikut dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor.

Në draftin e komisionit, që u është dërguar palëve e që është tashmë përmes tyre është bërë publik edhe në media, thuhet se procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishte e nxituar.

Por për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për cështje që prekin zgjedhjet.

Ky komision nxit palët që: “të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato”.

Lidhur me formulën e koalicioneve, opinioni i komisionit është se ka pak gjasë që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve:

“Një ndryshim që mund të duket si shqetësim thelbësor ka të bëjë me heqjen e koalicioneve, në krahasim me versionin e vjetër të kodit zgjedhor. Kjo ka pak gjasa që të çojë në ndryshimin e ndarjes së një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë zgjedhore, këto ndryshime mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së mandateve në Parlament”, thuhet në draftin paraprak.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:

  1. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
  2. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
  3. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
  4. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

Megjithatë pavarësisht mënyrës se si është shprehur ky komision, mazhoranca e ka bërë të qartë se komisioni nuk ka funksion vendimarrës dhe opinioni i tij nuk do të ndryshojë vendimet e miratuara tashmë.

“Komisioni i Venecias rekomandon rishikimin e nenit 65 pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 për të siguruar të drejtat individuale të anëtarëve të koalicioneve zgjedhore që të apelojnë vendimet dhe dhe veprimet e koalicionit”, thuhet gjithashtu në draft-opinion./Opinion.al

Pas