Aktualitet

Debati me Frrok Çupin, reagon Duma: Folës i paguar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 02/12/20 |
Opi Nion

“Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave”.  Kaq ka mjaftuar që në emisionin “Open” të ndizet një debat i ashpër mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma, mbrëmjen e djeshme ku nuk munguan edhe fyerjet personale.

Një ditë më pas ish-deputetja, Grida Duma ka reaguar duke komentuar qëndrimet e rivalëve politik mbi këtë argument, që sipas saj, për të fshehur humbjen e betejës në debat publik si dhe dështimin në rrugën e integrimit komentuan  reagimin e saj të ashpër ndaj Frrok Çupit.  Duma e cilëson Çupin “folës të paguar”.

Në reagimin e saj, Duma thekson se  “Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës”.

Reagimi i plotë i Grida Dumës në Facebook:

“Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje. Asnjë kompleks me këtë!

Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë! Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.
Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.  Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.

Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.

Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit”, shkruan ish-deputetja Grida Duma.

Pjesë nga debati i mbrëmshëm, i zhvilluar në studion e ‘Open’:

Duma: Se si është e vërteta e Bashkimit Europian dhe e dështimit të Shqipërisë dhe të Ramës, unë jam e bindur që s’ka shqiptar që nuk e di tani. Mendohem pak ta marr fjalën Eni, se ndërkohë që ne këtu krijojmë një debat dhe unë vijoj një debat, ku termat janë të gjitha që i thërrasin logjikës, normalitetit, qofshin këto terma të fortë.

Në veshët e mi unë nuk e dëgjoj dot  dhe nuk e kam arritur ta dëgjoj se çfarë ka thënë ky individi përballë.

Unë lexoj reagimin e njerëzve, ndaj asaj që dëgjoj në këto situata.

Çupi: Për kë thua ti moj, me mua e kishe? O Grida, o goce. Për mua po thua? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Duma: Unë do të kthehem ndryshe.

Çupi: Je vajzë shumë simpatike dhe duhet të flasësh gjëra shumë sipmatike për Europën.

Duma: Ti je njeri me thinja dhe nuk meriton thinjat.

Çupi: Lere ti se ça meritoj unë se s’do t’i marr prej teje.

Duma: Ti je një llum që s’duhet ta dëgjojnë gratë, s’duhet ta dëgjojnë njerëzit normalë.

Çupi: Ç’ke për të thënë Grida jepe në sallën e parlamentit.

Duma: E di çfarë ka këtu dhjetra vite që nuk bëhemi europianë ne? Me këtë gjendje njerëzore (i drejtohet me dorë Çupit), sepse marrëdhënia më e rëndësishme e një kombi është marrëdhënia e tij me gruan.

Çupi: Po s’të kam grua unë ty moj, a je në vete ti. Burrin në shtëpi e fyen ti? Ke ti burrë për ta fyer? Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë, pavarësisht se duhet të dëgjojnë këto mesazhe që kam unë këtu, të tipit, të gjithë familjarëve që unë e di se ça lexoj këtu dhe unë e di se ça lexon një grua në këto kushte… Kur edhe ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, kur ofendojnë në atë nivel, pastaj…

Ti je fundi i kavallit për t’u dëgjuar, por unë s’do flas për ty se ti je i mbaruar. Je i mbaruar në hisotrik, je i mbaruar në funksione. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej ty dhe llumin si puna jote?

Çupi: Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq ju fyeni personalisht. Sa herë që jeni keq ju pështyni si vampirë të ndyrë, Sa herë që nuk, përballoni diçka ju vini në këto situata mizerabël, me një gojë të prishur, në një kohë që keni thinja në kokë dhe duhet të flisni me respekt, siç unë flas me respekt. Lere pastaj që duhet të flisni me respekt për një zonjë.

Nëse ti përfiton nga fakti që unë nuk të kthehem personalisht se di si është të jesh grua në këtë vend dhe të bësh politikë me një sërë të tillë. Por edhe të jesh burrë është favor, por ti nuk je. Je këllirë. Çështja është që ju po e mbysni këtë vend dhe ti mendon se duke më fyer mua, t’i ke ulur ritmin e të gjithë atyre që duhet të marrin pjesë në jetën publike, sepse ka këllira të tilla në këtë vend.

Çupi: Ça thua më?

Duma: Ke në historik pisllëqe pafund, që i ke të shkruara kudo.

Çupi: Mi thuaj!

Duma: Ti je njeri i paguar për të folur. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë.

Pas