Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet kushtetuese, Hajdari: Sot ndahemi me të shkuarën

2020/07/30 at 10:50 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet kushtetuese, Hajdari: Sot ndahemi me të shkuarën

Ditën e sotme pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese si dhe formulën e re të koalicioneve.

Lidhur me këtë çështje ka folur në Kuvend deputetja Rudina Hajdari, e cila ka deklaruar se është e lumtur që sot votohet një ndryshim historik për vendin.

Sipas Hajdarit, me hapjen e listave, në parlamentin e ardhshëm nuk do të vijnë matrapazë dhe kriminelë.

“Ka pasur shumë prej shumë që ishin skeptikë, disa nuk e kuptonin rëndësinë e hapjes së listave dhe sistemit, por sot ne jemi duke votuar një ndryshim historik, hapjen e listave. Jam shumë krenare, se nga një cështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura. Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër për 30 vite, si e kanë qeverisur këtë vend, u kanë imponuar axhendën personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, pa shpresë dhe vizion. Por mesazhi im sot është për ju dhe jo për ata, sot dua t’u them se me këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne e kemi në dorë të administrojmë edhe urtësi, duhet ta kuptojmë që kjo armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë dhe ua kthejmë qytetarëve. Asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Në parlament do të vijnë ata njerëz që janë të ndershëm dhe jo ata që janë matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Do të sillni atë qytetar që është i vyer, profesor dhe i nderuar, dhe jo kriminel. Ata që besojnë te idetë dhe parimet. Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim. Ndarja është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten për të siguruar jetesën. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë dhe e ardhmja varet si do ta përdorim këtë ‘armë’, që këtë ndarje ta zhdukim. Ejani ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte, luftova dhe me një armatë njerëzish ia dola, nëse bashkohemi të gjithë, do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit, urime të gjithë shqiptarëve”- tha Hajdari./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Para
Ndryshimet kushtetuese, Meta publikon videon nga tubimi i 2 marsit

Ndryshimet kushtetuese, Meta publikon videon nga tubimi i 2 marsit

“Katër firma të falsifikuara”/Gjuzi braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë

“Katër firma të falsifikuara"/Gjuzi braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë

Krujë/Drogë dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare,pranga 4 të rinjve

Durrës/ Sekuestrohen 1.3 kg kanabis në formë çokollate, pranga 2 të rinjve

TE FUNDIT

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com