Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano në konferencë për shtyp


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 18/10/21 |
Opi Nion

Ndryshime rrënjësore priten të ndodhin në Policinë e Shtetit, jo vetëm në kupolën drejtuese të saj, por edhe sa i takon drejtorëve vendorë dhe shefave të komisariateve.

Këto ndryshime vijnë në përfundim të afatit 100 ditësh të vendosur nga Kryeministri Edi Rama, si dhe pas ndryshimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Ballkanweb”, referuar burimeve nga Policia e Shtetit, thekson se drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, është njohur me vlerësimin që drejtorët vendorë u kanë bërë shefave të komisariatit. Ndërsa nga nesër do të njihet me rezultatet e analizës 9 mujore në çdo drejtori vendore në vend. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish.

 Mësohet se lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtorëve të qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Ndryshime rrënjësore pritet të ketë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat do të nisin me drejtorin e saj, Rebani Jaupi.

Ndërkohë drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano do të zhvillojë ditën e sotme një konfrencë për shtyp në orën 13:00.

‘Sot  në orën 13:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.’- njofton policia./Opinion.al

Pas