Aktualitet

Ndryshime në nivele drejtuese të Policisë së Shtetit në Tiranë e në disa qytete të tjera



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 13/12/22 |
Opi Nion

Këtë të martë janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe rrethe.

Kështu, Sipas news 24 raportohet se, Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në akademinë e policisë. Në vendin e Vocaj është emëruar Sokol Bizhga.

Gjithashtu janë bërë emërime të reja edhe në Dretjtoritë e Policisë së Vlorës, Fierit dhe Shkodrës.

Ervin Hodaj është emëruar drejtor i Policisë së Shkodrës, ndërsa drejtues i Policisë së Vlorës është emëruar Ermal Muça.

Sakaq, drejtor i Policisë së Fierit është emëruar Niko Brahimaj.

Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare drejtor është emëruar Lutfi Minxhozi dhe në postin e drejtorit të Krimit Ekonomik është emëruar Gent Ndoj.

Ndryshimet do të prezantohen ditën e nesërme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku./Opinion.al

Pas