Aktualitet

Krisje në marrëdhëniet me Kim? Rama:Ngjitja mes meje dhe ambasadores më e fortë se kurrë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 13/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat këtë të martë ka folur për deklaratën e ministrisë së jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Ambasadores Yuri Kim.

I pyetur se përse kjo ministri ka bërë një deklaratë të tillë, duke thyer etikën, Rama tha se nuk është thyer etika, ndërsa ky reagim i ministrisë së jashtme sipas tij është bërë për ambasadoren e SHBA pasi me Shtetet e Bashkuara Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur departamenti i shtetit jo ne. Sepse Amerikën e kemi të veçantë nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët dhe sikur ta kometonim,  askush nuk do ta kishte mendjen apo jo?”-tha Rama.

I pyetur nëse mes tij dhe Kim ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforë, dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor.

Pas