Kandidati socialist për Lezhën, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzës publike që bëri Salvador Kaçaj, I cili tha se është kërcënuar me armë nga persona që udhëtonin me makina pa targa.
Kaçaj tha se prej ditësh njerëz të lidhur me Ndreun kanë kërcënuar qytetarët e Lezhës.
“Keni një burim të ndotur që nxjerr çdo lloj qymyri nga stomaku dhe e merrni për bazë? Është e neveritshme ta konsideroj këtë. Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës. Është një mashtrues politik, sa kohë të jetë ai në politikën e djathtë mua më keni këtu të paprekur me fitore të përhershme”, tha Ndreu./Opinion.al