-Shëndeti

Ndjeni shpesh ‘fryrje’ barku? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë në tretje


               Publikuar në : 20:19 - 19/10/19 |
xhu lia

Ndjesinë e barkut të ‘fryrë’ padyshim e kemi hasur të gjithë në një moment të caktuar. Diçka e tillë mund të ndodhë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë etj.

Por nëse fryrja kthehet në diçka të shpeshtë atëherë do të ishte mirë të ndaloni konsumin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.

Ndërkohë më poshtë ju sugjerojmë disa ushqime që ndihmojnë dhe përmirësojnë tretjen:

Ananasi

Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës

Në çastin kur ndiheni shumë të fryrë është e këshillueshme të pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili

Çaji i kamomilit ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe arrin t’iu qetësojë  shumë në këto raste.

Limoni

I pasur me vitaminë C, limoni dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll./Opinion.al/

 

Pas