Bota

Një bunker nazist do të shndërrohet në hotel luksoz


               Publikuar në : 21:22 - 19/10/19 |
el ida

Një bunker që dëshmon të kaluarën e errët të Gjermanisë do të shndërrohet në një hotel luksoz, poshtë një tarrace të gjelbër.

Mendohet se hoteli do të ketë 136 dhoma, me një çmim që varion te 100 euro për natë dhe është parashikuar të jetë gati në vitin 2021.

Bunkeri nazist, i ndërtuar në vitin 1942 në vetëm 300 ditë në St.Paul pranë Hamburgut është përdorur vazhdimisht për qëllime të ndryshme që kur nazistët u mundën në përfundim të Luftës II Botërore.

Atje janë strehuar civilë të cilët kishin humbur shtëpitë nga lufta. Ndërsa më pas u përdor si seli për një televizion gjerman dhe biznese të tjera, ndaj që prej viteve 1990, është njohur si “bunkeri i mediave”, pasi u vendosën disa stacione radiofonike, por edhe lokale nate./Opinion.al

 

 

Pas