Bota

“Ndjehem vetëm”, i moshuari thërret karabinierët për të ngritur dolli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 26/12/20 |
Opi Nion

Një i moshuar në zonën e Bolonjës ka telefonuar karabinierët e qendrës operative në Vergato, sepse ndjehej vetëm dhe nuk kishte me kë të ngrinte një dolli mbrëmjen e Krishtlindjes. Protagonist i historisë është një 94 vjeçar nga Alto Reno i cili telefonoi karabinierët duke ju thënë: Nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishit dikë në dispozicion, 10 minuta të vini të më shihni, sepse jam vetëm.

Kështu, pasi dëgjuan telefonatën, punonjësit e patrullës shkuan në shtëpinë e Fiorenzos që po i priste.    Karabinierët biseduan me të moshuarin, ngritën një dolli dhe më pas realizuan një telefonatë me video me të afërmit e tij.

Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur disa ditë më parë, kur karabinierët e stacionit Alto Reno Terme shkuan në ndihmë të një personi tjetër të moshuar i cili kishte qenë në të ftohtë për disa ditë për shkak të një anomalie në sistemin e ngrohjes./Opinion.al

Pas