Bota

Mbërrin vaksina, Conte: Mesazh besimi për Italinë dhe Europën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:59 - 26/12/20 |
Opi Nion

Italia ka marr tashmë dozat e para të vaksinave, që do të nisin të aplikohen nesër më 27 Dhjetor, ashtu sikurse në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Dozat e para kanë mbërritur në Romë në institutin Spallanzani, ndërkohë që Kryeministri Conte e ka cilësuar këtë fakt, një mesazh besimi për Italinë dhe Europën.

“Është një mesazh besimi që përhapet në Itali dhe Europë”, tha Conte duke falenderuar autoritetet që sipas tij po bëjnë një fushatë vaksinimi të paprecedentë.

Ndërkohë, mes 5 personave të parë që do të vaksinohen të dielën është edhe  Maria Rosaria Capobianch, virologia që për herë të parë në Europë arriti të izolojë virusin në laborator./Opinion.al

Pas