Kronikë

“Ndiqini”/Do trafikonin 2.2 ton kokainë në Peru,pamjet nga përgjimi i shqiptarëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 27/06/22 |
Opi Nion

Janë publikuar pamjet e ndjekjes nga autoritetet të dy shqiptarëve, pjesë e trafikut të drogës në Peru, Franc Malo dhe Gentjan Meta. Mediat e huaja publikuan përgjimin 24/7 të kryer nga Dirandro dhe në të cilin zbulohen lidhjet e shqiptarëve me biznesmenë peruan sa i takon rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Në artikull thuhet se agjentët e Dirandros kishin informacione se dy shtetas shqiptarë kishin kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt dhe se ata janë anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare që kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Evropë.

Pasi u dha urdhri që t’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë, Dirandro i dha dritën jeshile operacionit.

Kujtojmë se ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria ka parandaluar arritjen në destinacion të 2.2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me destinacion final Holandën. Tashmë Franko Malo dhe Gentjan Meta janë shpallur në kërkim. Ata u arratisën bashkë me bashkëpunëtorin e tyre, Ismael Jiménez.

Gjatë ndërhyrjes së policisë ranë në pranga edhe gjashtë peruan të lidhur me këto aktivitete, por u arratisën tre të tjerë, të cilët janë drejtues të organizatës kriminale.

Pas