Shqipëria do të duhet të bëjë pa Elseid Hysajn në sfidën me Bjellorusinë.
Mbrojtësi i kombëtares ka rezultuar me COVID-19 në testimet e fundit të kryera.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.
Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.
Kjo është një goditje e rëndë në kampin kuqezi pasi sfida me Bjellorusinë pritet të vendosë për skuadrën fituese të grupit në Ligën e Kombeve./ Opinion.al