Aktualitet

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, 51% i projektit mbulohet nga…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 20/06/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e qeverive në Prishtinë mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë është prezantuar edhe marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku gjatë prezantimit të marrëveshjes tha se Shqipëria do të mbulojë 51% të financimit të projektit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Kosova.

Ndërkohë ministri për Infrastrukturën në Kosovë, Liburn Aliu tha se dy vendet duhet të luftijnë që kjo linjë të njihet si korridor.

Marrëveshja e bashkëfinancimit vjen në vijim të bashkëpunimit dy palëshe mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Synon përcaktimin dhe ndarjen e kostove. Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milion e 980 mijë euro, kështu që Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit të Kosovës. Ky studim tejkalon një projekt infrastrukturor. I përket një projekti kombëtar të shumëpritur që ka të bëjë me ndërtimin e portit të Durrësit dhe integrimin e ndërtimit të hekurudhës në projektin e madh.

Kjo linjë hekurudhore është nisja e një korridori të ri duke qenë se një nga problematikat që kemi hasur është përjashtimi i Shqipërisë më shumë se ai i Kosovës nga korridoret qendrore të Europës duke dhënë mundësi që ky mjet transporti shumë efikas të kthehet në një nga më të rëndësishmit për qytetarët shqiptarë në dy anët e kufirit. Është sfidë që të njihet si korridor“,-u shprehën ministrat.

Pas