Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama fajëson drejtësinë: Të pasurit i zgjidhin punët me…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 17/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar drejtësinë për ndërtimet pa leje të bëra në vendin tonë.

Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe gazetarë, Rama tha se qeveria dhe Policia e Shteti i ka bërë detyrat e saj.

Por sipas tij, duhet të jetë drejtësia që duhet të ndalojë ndërtuesit që shtojnë kate pa leje, gjë e cila, thotë Rama, nuk ka ndodhur.

Pyetje:  Pse nuk lini drejtësinë të merret me “pasanikët” e kullave?

Rama: Kur vjen puna te drejtësia, unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojmë drejtësi jemi në një anë, nuk jemi në anë të ndryshme. Është shumë e vërtetë kjo që thua. E kam thënë dhe unë disa herë. Është e tmerrshme. Por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi. Nuk jam unë që nuk lejoj drejtësinë të merret me ta, por është drejtësia që nuk na lejon ne që t’i bëjë gjërat deri në fund. Në fund fjalën e ka drejtësia. Nëse në këtë vend Gjykata do bënin sa Policia e Shtetit, ky vend do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm. Sa janë rastet që policia i çon fajtorët në Gjykatë dhe sa janë raste që fajtorë marrin bekimin e Gjykatës dhe nuk shkojnë aty ku e kanë vendin.

Tek drejtësia e kanë kollaj. Keni dëgjuar shumë përralla për inceneratorët. Lidhur me ato TVSH-të e paguara, ose e devijuara, ose lidhur me ata të vdekurit, atë skemë e kanë zbuluar Tatimet e Republikës së Shqipërisë dhe ajo skemë është denoncuar në Prokurori dhe për atë skemë prokuroria nuk ka bërë asgjë dhe po atë skemë prokuroria e ka çuar te nëndaja, te këta që me doku e prokurorisë dalin çorodisin miletin. SPAK-u është një institucion i ri që merret me gjërat e tjera, me zyrtarët e lartë, por prokuroria e Tiranës, prokuroritë e rretheve merren me këto. prokuroritë e rrethet në bashkëpunim me inspektorë policie plotësojnë dosje dhe mbushin statistikat duke çuar para drejtësisë njerëz për një mur. Këta që ndërtojnë pa leje për të shitur, këta e blejnë prokurorinë, e blejnë gjykatësin dhe para këtyre prokuroria dhe drejtësia është e pafuqishme, të gjithë të tjerat janë poshtërsira të njerëzve vemje me gjak jeshil që nuk lënë gjë pa thënë për mua, për ne, ne një ves nuk e kemi nuk i bëjmë gabimet me qëllim dhe nuk e përdorim pushtetin.

Gënjeshtra bën xhiron e botës ndërkohë që e vërteta s’ka ngritur pantallonat, thotë populli. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërç të krijuar me vite. Ligji është aty me vite. Ejani më tregoni se sa të pasur janë vendosur para ligjit. Merrini shikojini. Prokurorët bëjnë pazare me ta. Kjo është e vërejta. Gjykatësit bëjnë pazare me ta. Dhe më pas prokurorët bëjnë tregti me median dhe politikën. Kjo është e vërteta. Drejtësia ka punën e vetë. 

Drejtësia ka punën e vet. Një vendim qeveri nuk amniston dot askënd. Një vendim qeverie nuk heq dot nga duart e drejtësisë asnjë. Nëse ti tek sheshi “Skënderbej” ose në qendër të Tiranës do ndërtosh 1 metër katror pa leje që pastaj do e paguash 5 mijë euro, nga mbrapa do kesh dhe drejtësinë e më pas do paguash gjobën, ti nuk ke pse ndërton më. Kjo është e vërteta. Po të vërtetën asnjëherë nuk ke për ta marrë vesh nëse nuk e kërkon në këtë llum.

Pas