Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Lushnje.
Makina tip “Wolkswagen” e drejtuar nga Altin Durra doli nga rruga rreth orës 07:20 në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Në aksident u plagos rëndë M.D, 35 vjeçe dhe u dëmtuan lehtë dy të tjerë.
E plagosura rëndë u transportua për shërbim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve humbi jetën pasdreke.
Ndërkohë, policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shoferin 21-vjeçar me banim në Tiranë, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.