Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit të estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.
Mësohet se aktori ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ka qenë në intubim.
Aktori, Fatmir Xhelili, ka interpretuar për 46 vjet rresht në teatrin “Bylis” të Fierit, përkrah emrave të mëdhenj të skenës si: Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.
Ai numëron gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të humorit Koço Devole./ Opinion.al