Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori Tony Sirico, i cili luante personazhin e Paulie në serialin e famshëm ‘The Sopranos’. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, siç raporton Nbc, pa specifikuar shkaqet e vdekjes. Aktori ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në Florida./Opinion.al