InstaBIZ

Ndërron jetë kitaristi i grupit të njohur “The Cars”


               Publikuar në : 11:10 - 16/09/19 |
xhu lia

Kitaristi dhe tekstshkruesi grupit të njohur të rrokut “The Cars”, Ric Ocasek ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Sipas mediave të huaja ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Manhattan rreth orës 4:00 të pasdites nga ish-bashkëshortja e tij, ish-modelja Paulina Porizkova.

Shkaku i vdekjes së muzikantit të njohur të rrokut ende nuk është bërë i ditur. I themeluar në vitin 1976, grupi i rrokut “The Cars” u shndërrua në një nga më të rëndësishmit të rrymës së rrokut “New Wave” me hite të shumta duke përmendur këtu “My Best Friend’s Girl,” “Just Ëhat i Needed,” “Shake It Up” dhe “Drive.”

Grupi u nda në vitin 1988 për të ribashkuar sërish në vitin 2010 me albumin “Move Like This”./Opinion.al/

Pas