Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërpriten fluturimet,talibanët sulmojnë me raketa aeroportin e Kandaharit

2021/08/01 at 11:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërpriten fluturimet,talibanët sulmojnë me raketa aeroportin e Kandaharit

Aeroporti i Kandaharit, në jug të Afganistanit, gjatë natës është sulmuar me raketa, teksa forcat qeveritare afgane po vazhdojnë betejën kundër militantëve talibanë të cilët kanë avancuar drejt tri qyteteve të mëdha.


Më 1 gusht, talibanët thanë se sulmi në Aeroportin e Kandaharit kishte për qëllim që të ndaleshin sulmet ajrore, teksa ofensiva njëjavore e militantëve po vazhdon në qytetin e dytë më të madh të Afganistanit.

Zyrtarët e aeroportit thanë se sulmi me raketa ka dëmtuar pistën dhe ka ndaluar fluturimet, por ekipet e riparimit tashmë kanë filluar punën, në mënyrë që të rinisin fluturimet.

“Natën e kaluar, tri raketa u hodhën në aeroport, ku dy prej tyre goditën pistën”, tha për AFP-në shefi i aeroportit, Masud Pashtun.

“Për shkak të kësaj, të cilat fluturimet janë anuluar”, shtoi ai.

Aeroporti është thelbësor për mbështetjen logjistike dhe ajrore për Kandaharin.

Forcat e sigurisë kombëtare janë të fokusuara në mbajtjen nën kontroll të zonave të populluara teksa militantët talibanë po marrin nën kontroll qarqet përreth qyteteve. Talibanët nisën ofensivën e tyre që prej se forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në maj nisën tërheqjen nga Afganistani.

Sulmi në Aeroportin e Kandaharit vjen në kohën kur militantët talibanë po luftojnë në dhe përreth dy qyteteve të mëdha afgane – Herat në perëndim dhe Lashkar Gah në jug të Afganistanit.

Fati i tri kryeqyteteve provinciale mund të jetë kyç nëse qeveria në Kabul do të mbajë nën kontroll qytetet e mëdha dhe shumicën e territorit të vendit pa ndihmën e trupave ndërkombëtare, të cilat kanë luftuar me talibanët për dy dekada.

Talibanët raportohet se kanë marrë nën kontroll gjysmën e qarqeve të vendit dhe disa pikëkalime kyçe kufitare.

Forcat qeveritare dhe talibanët kanë zhvilluar luftime edhe më 31 korrik në Herat, vetëm një ditë pasi militantët tentuan që të marrin nën kontroll një rrugë në afërsi të aeroportit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid i tha Radios Azadi më 31 korrik se përparimi i talibanëve në Herat ishte përgjigje ndaj sulmeve të forcave qeveritare dhe milicive pro-qeveritare ndaj talibanëve.

Guvernatori i provincës së Heratit, Abdul Sabur Qani, tha se kanë arritur të largojnë talibanët nga kryeqyteti provincial, duke shtuar se 200 luftëtarë talibanë janë vrarë “në sulmet ajrore dhe operacionet në tokë” teksa kanë tentuar që të hyjnë në Herat./REL

 

 

Etiketa: kandaharraketataliban


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Zjarret në Greqi/ 20 shtëpi të djegura, 8 të lënduar

Zjarret në Greqi/ 20 shtëpi të djegura, 8 të lënduar

Luiza Gega në finalen e 3000 metrave në Lojërat Olimpike

Luiza Gega në finalen e 3000 metrave në Lojërat Olimpike

Gjendet trupi i 13-vjeçares që u mbyt në Bunë

Gjendet trupi i 13-vjeçares që u mbyt në Bunë
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}