Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

2023/11/22 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord të mërkurën për një pauzë katërditore të luftime për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të 300 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.


Izraeli dha detaje në lidhje me të burgosurit palestinezë që priten të lirohen sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza.

Duhet të ketë një periudhë pritjeje 24-orëshe përpara se marrëveshja e pengjeve të zbatohet, për t’u dhënë qytetarëve izraelitë mundësinë që t’i kërkojnë gjykatës supreme lirimin e të burgosurve palestinezë, sipas raportimeve në mediat izraelite.

Lista e postuar në ministrinë e drejtësisë duket se përfshin 300 të burgosur, që është dyfishi i 150 grave dhe fëmijëve të burgosur që Izraeli ka rënë dakord të lirojë në pauzën fillestare katër-ditore.

Ka pasur reagime të shumta për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërkombëtarët që e kanë cilësuar një arritje të madhe.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mirëpritur marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit që siguron një armëpushim 4 ditor si dhe lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Ai tha se marrëveshja duhet të sjellë në shtëpi pengje të tjera amerikane dhe se nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjithë.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga grupi terrorist Hamas gjatë sulmit të tij brutal kundër Izraelit më 7 tetor”, tha Biden.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjen mes Hamasit dhe Izraelit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se marrëveshja për lirimin e pengjeve ishte “rezultat i diplomacisë së palodhur dhe përpjekjeve të shumta në të gjithë Departamentin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara”.

“Ndërsa kjo marrëveshje shënon përparim të rëndësishëm, ne nuk do të pushojmë për sa kohë që Hamasi vazhdon të mbajë pengje në Gaza”, tha Blinken.

Majed Al-Ansari, zëdhënës zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, ka lëshuar një deklaratë mbi marrëveshjen e pengjeve, duke thënë:

“Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë rënë dakord për këtë marrëveshje pas javësh negociatash intensive. Katari ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë, për të cilët shprehim mirënjohjen tonë. Fokusi ynë tani është që të dyja palët t’i përmbahen kushteve të marrëveshjes. Detajet përfshijnë vëzhgimin e një pauze humanitare katër-ditore për të lehtësuar lirimin e një numri pengjesh civilë në këmbim të të burgosurve të mbajtur në burgjet izraelite. Marrëveshja mund të zgjatet nëse bihet dakord për lirimin e pengjeve të tjera. Shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë hapi i parë drejt de-përshkallëzimit dhe sigurimit të një armëpushimi afatgjatë, i ndjekur nga një proces politik gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund këtij konflikti dekadash”, tha Majed Al-Ansari.

Për lirimin e pengjeve ka reaguar edhe ministria e Jashtme franceze duke thënë se do të ketë francezë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen.



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

Vdes një prej pengjeve izraelite, Xhihadi Islamik Palestinez: Donim ta lironim, por armiku nuk reagoi

Vdes një prej pengjeve izraelite, Xhihadi Islamik Palestinez: Donim ta lironim, por armiku nuk reagoi

Arrestohet 30-vjeçari, i sekuestrohen 11 thika, municione luftarake dhe shkop bejsbolli në banesë

Arrestohet 30-vjeçari, i sekuestrohen 11 thika, municione luftarake dhe shkop bejsbolli në banesë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}