Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nderin e kam për vete!”/ Mesazhet fusin çiftin në krizë: Mbesa jote të shohë burrat që ka ndërruar! 

2024/06/30 at 7:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nderin e kam për vete!”/ Mesazhet fusin çiftin në krizë: Mbesa jote të shohë burrat që ka ndërruar! 

Në insertin e saj prezantues në rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Alma thotë se nuk pranon të dalë nga shtëpia. Me të hyrë në studio ku përballet me bashkëshortin, Agimin që e akuzon për tradhti, ajo i thotë se nderin e ruan për veten e jo për të. Megjithatë, debati mes tyre është në tone tepër të larta pasi Agimi nuk e dëgjon aspak gruan e tij prej 30 vitesh. 

Alma: Për çfarë më ke sjellë mua këtu ti sot? 

Agim: Ik atje, ik! Ik, mbaj vendin tënd atje! Mos më hajde këtu ti muaa! 

Alma: Për çfarë? 

Agim: Ik atje moj po të them! 

Alma: Nuk të vjen zor! 

Agim: Ik atje po të them! 

Alma: Ne kemi 30 vjet martesë! 

Agim: Nuk më intereson! Ik, largohu!  

Alma: Nuk të vjen zor që më ke sjellë këtu! 

Agim: Ik, largohu nga tavolina! 

Alma: Unë nderin e mbaj për vete, nuk e mbaj për ty! 

Agim: S’më intereson më, çfarë ke bërë, ke bërë, të lumtë, ka kaluar, je e lirë! 

Alma: Nga shtëpia nuk dal! 

Agim: Ti do të dalësh moj, do të dalësh nga shtëpia! Ti do të dalësh nga çdo gjë! Ti do të dalësh  dhe do të dalësh pa gjë, siç ke ardhur! 

Alma: Jo, nuk dal! Unë kam punuar krah për krah bashkë me ty! 

Agim: Çfarë ke punuar ti? Ik moj largohu atje! Ke punuar ti! 

Alma: Nuk dal nga shtëpia. Kush të ka nxitur ty? Kush? Ato të shikojnë veten e tyre! 

Agim: Ik të thashë! 

Alma: Të shikojnë veten e tyre, jo mua! 

Agim: Ik, largohu! S’më intereson më! 

Alma: Më keni torturuar gjithë jetën! 

Eni Çobani: E bëre fakt ti? Po ato janë mesazhe more zotëri, nuk i ke vërtetuar ti akoma! Nuk i ke vërtetuar! 

Agim: Çfarë dua më moj? 

Eni Çobani: Më vjen keq, por mesazhe mund të sjellë kushdo! 

Agim: Këto m’i ka dërguar mbesa dhe diçka di, edhe më shumë! 

Eni Çobani: Mbesën beson ti, jo gruan? 

Agim: Unë e kam besuar këtë deri diku, 4 muaj! 

Alma: Mbesa të shikojë veten e saj, jo mua! Të shikojë veten e saj se sa burra ka ndërruar mbesa jote! Motra jote këtë ka kërkuar, të shkatërrojë familjen tënde! Këtë ka kërkuar motra jote! Vetëm motra nuk mund t’u thuash atyre, ato janë injorante, jo motra! 

Agim: Ti me ato nuk më ndan dot! Pikë, harroje! 

Alma konfirmon deklaratën e Agimit se mesazhet ku aludohet për tradhtinë e saj janë dërguar nga mbesa e tij, por ajo i kërkon llogari se kush janë emrat e përmendur. 

Alma: Është e vërtetë që mbesa e tij i ka nisur mesazhe kundër meje. Tani unë dua të vërtetën kush janë ato mesazhe dhe kush janë ata njerëz. 

Agim: Çfarë do ti, emra do ti moj? Të vritem me ata moj? 

Alma: Dua emra! 

Agim: Më mirë ik ti sesa ata moj! 

Alma: M’i thoni ti dhe mbesa jote! 

Agim: Nuk shkoj në burg për ty unë moj jo! Harroje këtë ti, harroje! Më mirë ti ik largohu dhe ata… 

Alma: Do ta shikojmë mbesa jote, motra jote dhe ti ku do të përfundoni, do ju hedh në gjyq! Dakord? 

Alma thotë se kjo nuk është hera e parë që ajo është sulmuar prej kunatës e mbesës së burrit, por ka duruar gjithnjë dhe Agimi s’e ka mbrojtur. Ky i fundit e quan “dhelpër” bashkëshorten e tij dhe pretendon se edhe pse ka qenë gjithë kohës në emigrim, për periudha të gjata pa u kthyer, i ka qëndruar besnik. 

Alma: Po ti ke qenë gjithë kohës jashtë! Kush të ka ruajtur ty? Unë kam pasur besim. 

Agim: Besim sepse unë çdo muaj kam dërguar çfarë është për të dërguar! 

Eni Çobani: Sa kohë ke qëndruar jashtë tani se më fal, ti ke qenë i ndershëm dhe kjo zonja s’qenka e ndershme. Tani zotrote, ke qenë jashtë shtetit… 

Agim: Nuk është punë ekonomie, nuk është punë leku këtu! 

Eni Çobani: S’po diskutojmë lekun, po diskutojmë nderin apo jo! O zotëri, ke qenë jashtë shtetit ti, sa kohë ke qenë jashtë shtetit? 

Agim: Kam qëndruar edhe 5 vjet pa ardhur fare!/tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Para
Duhet të pini 8 gota ujë, kërcitja e gishtave shkakton artrit? E vërteta mbi legjendat urbane që iu kanë shoqëruar gjithë jetën 

Duhet të pini 8 gota ujë, kërcitja e gishtave shkakton artrit? E vërteta mbi legjendat urbane që iu kanë shoqëruar gjithë jetën 

Anglia barazon në minutën e fundit ndaj Sllovakisë, ndeshja shkon në shtesë 

Anglia barazon në minutën e fundit ndaj Sllovakisë, ndeshja shkon në shtesë 

“Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet?”, Eni Çobani vë ‘me shpatulla pas murit’ Agimin 

“Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet?”, Eni Çobani vë ‘me shpatulla pas murit’ Agimin 

TE FUNDIT

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com