Aktualitet

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama: E pabesueshme, ditë zie për PS-në


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 29/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.

Rama shkruan se sot për PS-në është një ditë zie, duke njoftuar se aktivitetet elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të deputetit socialist.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Bashkim Fino, ish-kryeministër dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e PS,  ka ndërruar jetë pasi nuk e ka fituar dot betejën Covid-19./Opinion.al

Pas