Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

2025/07/23 at 8:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

Pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ndarjen përfundimtare të mandateve për qarkun e Tiranës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të mërkurën (23.07) ndarjen përfundimtare të 37 mandateve për qarkun e Tiranës, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi , i cili zyrtarizoi përbërjen e deputetëve që do të përfaqësojnë kryeqytetin në legjislaturën e re erdhi pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore mbi interpretimin e listave.

Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste ruan shumicën në Tiranë me 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” konfirmon pozicionin si forca e dytë më e madhe në kryeqytet, me 13 mandate.

Përtej dy partive kryesore, harta politike e Tiranës pasqyron rritjen e fragmentimit të përfaqësimit në Kuvend. Partia “Mundësia”, një forcë e re politike, siguroi 2 mandate, ndërsa me nga një mandat përfaqësohen Lëvizja Bashkë, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Përplasjet për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Përplasja brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e vetëm të fituar në Tiranë u mbyll këtë të mërkurë, me vendimin e KQZ-së për t’ia dhënë atë Kleana Xhuvelit, kandidate nga partia “Shqipëria Bëhet”.

Ky vendim erdhi pas një procesi të zgjatur me interpretime të ndryshme ligjore dhe mosmarrëveshje brenda koalicionit, i përbërë nga dy forca politike “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”.

Sipas një marrëveshjeje të brendshme të nënshkruar përpara zgjedhjeve, kandidatët e listës së mbyllur kishin deklaruar paraprakisht dorëheqjen nga mandati, për t’i hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur, nga të cilët më i votuari rezultoi Adriatik Lapaj. Por KQZ rrëzoi këtë pretendim, duke argumentuar se dorëheqjet e nënshkruara para miratimit zyrtar të listave nuk kanë vlerë juridike.

“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kod dhe është kështu për çdo lloj shkaku apo motivi” – u shpreh Celibashi.

Situata u komplikua më tej kur kandidati Zeqir Kordhoni, renditur i nënti në listën e mbyllur dhe i afërm me bashkëdrejtuesin e koalicionit Endri Shabani paraqiti kërkesë për të marrë mandatin e deputetit. Meqë disa prej kandidatëve më lart ishin tërhequr, mandati përfundoi te Kleana Xhuveli, e katërta në listë.

Ndërkohë, edhe Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Tom Doshi, zgjodhi të tërhiqte të gjithë kandidatët nga lista e mbyllur, duke ia hapur rrugën kandidatit më të votuar në listën e hapur. Si rezultat, mandati i vetëm i PSD-së në Tiranë i kaloi Tedi Mulës, një 30-vjeçar që siguroi rreth 2.500 vota preferenciale dhe kryesoi listën e hapur të kësaj force politike.

Me shpërndarjen e mandateve për Tiranën, përmbyllet zyrtarisht procesi i ndarjes së vendeve në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.Fotografi: Olsi Shehu/Anadolu/picture alliance

Kuvend i ri po me shumicë të njohur

Me shpërndarjen e mandateve për Tiranën, përmbyllet zyrtarisht procesi i ndarjes së vendeve në Kuvendin e ri që del nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Partia Socialiste fitoi 83 vende, Partia Demokratike në koalicion me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” siguroi 50 mandate, ndërsa forca të vogla si PSD fitoi 3 mandate, Partia “Mundësia” vetëm 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” plotësuan përbërjen parlamentare me nga 1 mandat secila.

Ky ishte votimi i parë që u zhvillua sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara në vitin 2024, të cilat sollën një model të kombinuar me lista të mbyllura dhe të hapura. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit morën pjesë rreth 44.8% e votuesve të regjistruar në Shqipëri. Për herë të parë u përfshi edhe diaspora, ku 191 mijë shqiptarë jashtë vendit dorëzuan fizikisht votën./DW

Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com