Piktori Besim Tula është ndarë nga jeta, në moshën 71-vjeçare, si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se piktori Tula prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po merrte mjekim për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Piktori Besim Tula ndër dekada me krijimtarinë e tij në pikturë ka sjellë për publikun vepra të ndryshme. Tablotë e tij në pikturë janë të njohura dhe të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.
Prej disa javësh në vendin tonë situata e pandemisë COVID-19 është përkeqësuar. Ditën e djeshme u regjistruan 782 raste të reja dhe 13 viktima si pasojë e koronavirusit./ Opinion.al