InstaBIZ

Ndahet nga jeta “Salome”


               Publikuar në : 22:12 - 13/06/19 |
el ida

Edith Gonzalez, ndër aktoret më të pëlqyera spanjolle, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e saj si “Salome” u diagnostifikua me kancer tre vite më parë dhe pavarësisht terapive intensive nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen.

Lajmi për vdekjen e 54 vjeçares qarkulloi në mediat meksikane, ndërsa u konfirmua përfundimisht kur aktorja Leticia Calderon, me një status në “Twitter” e konfirmoi ndarjen nga jeta të aktores Gonzalez, teksa shkruante:

“Edith, do të na marrë malli për ty. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që po ndjen nëna jote në këto momente”.

Gonzalez lindi në Monterrey, Nuevo Leon, në datën 10 dhjetor 1964, ndërsa në karrierën e saj të gjatë, të nisur që në vitin 1970, Gonzalez numëron me dhjetëra role në filma dhe telenovela të njohura në mbarë botën.

Gonzalez u martua me Loerzo Lazo Margain në vitin 2010, ndërsa ishte nënë e një vajze 15 vjeçare./Opinion.al

 

Pas