Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

2018/10/11 at 9:11 AM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta poeti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi. Ai ndërroi jetën në moshën 88 vjecare.


Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Kanë thënë për të:

Ali Aliu: “…Poezia e fatos Arapit është regjistruesi më i shqetësuar, më mbresëlënës dhe dramatik i meskohës shqiptare, i kohës bosh, i kohës mushkë, që lëviz së prapthi. Ajo identifikohet përmes parashenjës së përhershme të shkallëzimit dramatik, si edhe me konfliktin me zërin e vet – me shpresën vet të zhgënjyer, me kohën dhe pakohën, me fatin dhe fatlumin në duart e tiranëve…“.

Ante Popovski: “Mendoj se rrallëkush nga komuniteti asketik i poetëve e di, se poeti Fatos Arapi ishte para dy vitesh fitues i Kurorës, se ekziston një libër i vëllimshëm e luksoz me poezitë e tij në maqedonisht, siç botohen rëndom poezitë e poetëve fitues. Në pikun e retorikës politike për integrimet tona, në kulmin e bumit të teknologjisë informative, askush s’e mori vesh sensacionin kulturor, që i bën nder letërsisë shqipe. Në vend të tyre – tejpërtej ekraneve e faqeve të gazetave, me një tmerr psikotropik, na shfaqen patësosur fytyrat e pacensuruara të politikanëve tanë. Dhe media shndërrohet çdo ditë te ne, pak e fije, në festë kainësh. Kush ia ka ngenë kulturës…”.

Dy nga poezitë më të njohura

Akreonti

Si të kthehem prapa kur udhën s’e di?
Prej pikëllimi lumi buçitës i natës
E unë rrah brigjet e errëta këtu.
Akeronti rrjedh po Karont nuk ka.
Tregomë një va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme
Tregomë një va, vëllai im,
Ku të kaloj Akerontin
Dhe të arrij.
Akeront rrjedh po Karont nuk ka

Lamtumire

Marr me vete
djegie perendimesh neper muzgje te qeta,
silueta qiparisash neper sfonde te murme
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve te Cikes,
qe perkunden netve
mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.
Lamtumire.
Kudo qe shkoj
jam nje copez peizazhi nga vendi im.

Etiketa: Fatos Arapindahet nga jeta


Ju sugjerojmë

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
Aktualitet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

2 Qershor, 2025 8:41 am
Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
Aktualitet

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

2 Qershor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
“Zhade” pozon nudo për revistën prestigjoze, do të habiteni me arsyen

"Zhade" pozon nudo për revistën prestigjoze, do të habiteni me arsyen

Kapen skifterat nga Fushë-Kruja, shuma marramendëse që vodhën në banesa

Kapen skifterat nga Fushë-Kruja, shuma marramendëse që vodhën në banesa

Rita Ora nuk di të ndalet, zhvishet përsëri

Rita Ora nuk di të ndalet, zhvishet përsëri
















TE FUNDIT

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
2 Qershor, 2025

Presidenti i Policise Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë...

Lexo më shumë

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
2 Qershor, 2025

Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë. Lajmin e...

Lexo më shumë

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
2 Qershor, 2025

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
2 Qershor, 2025

Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com