Është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare ish-futbollisti i kategorisë superiore, Spartak Elmazi. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për tre vite luftonte për jetën, por nuk ja ka dalë.
Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo e Kamza, por edhe me Tomorin, Kastriotin dhe Pogradecin.
Miqtë kanë shkruar fjalë të ndjera për humbjen e të riut. Ish-futbollisti Roland Peqini, me të cilin Elmazi ka pasur miqësi prej vitesh, shprehet: “Të mendoja dhe lutesha çdo ditë për ty vëllai im. Ishte i vetmi që mund ti besoja gjërat e mia. Do më mungosh shumë vëlla. Të qoftë dheu i lehtë o më i miri”./Opinion.al