InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari dhe modeli i njohur amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 05/05/21 |
Opi Nion

Modeli dhe këngëtari i njohur, Nick Kamen është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare.

Lajmet për vdekje e papritur të tij janë bërë publike kryesisht nga miqtë e këngëtarit por edhe nga mediat e huaja .

Miqtë e këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij të parakohëshme ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i vdekjes së ish-modelit.

“R.I.P njeriut më të bukur dhe më të ëmbël”- shkroi miku i tij Boy George.

Nick Kamen, emri i vërtetë i të cilit është Ivor Neville Kamen, është i njohur më së shumti për hitin e tij “Every Time You Break My Heart” të shkruar nga Madonna në vitin 1986 dhe reklamën “Levis 501” të vitit 1985, ku u shfaq i zhveshur në një lavanderi.

Ai nisi karrierën si model në moshën 18-vjeçare në reklamën e “Levi”, ku edhe mori emrin “Nick”. Pasi u shfaq në reklamën ikonike, Nick Kamen tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, përfshirë Madonnën, e cila e kontaktoi dhe u bënë bashkëpunëtorë.

Në një intervistë për BBC radio në 1986, Madonna tha se ishte frymëzuar nga ‘karizma’ dhe ‘zëri i bukur’ i Kamen, ndaj e kontaktoi.
Pasi u njohën, Madonna doli vullnetare për të shkruar dhe prodhuar këngën Every Time You Break My Heart.
Karriera e tij muzikore zgjati midis viteve 1987 dhe 1992./Opinion.al

Pas