Aktualitet

Zgjedhjet, Basha takim me ambasadoren franceze në selinë blu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 05/05/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu ndërsa në fokus ka procesin zgjedhor të 25 prillit, i kontestuar nga demokratët.

Më herët sot Basha është takuar edhe me komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Basha e ka njohur Varhelyi me pretendimet e PD për manipulimin e zgjedhjeve nga ana e PS, duke përdorur administratën, vjedhjen dhe përdorimit e të dhënave personale.

Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha, zhvilloi një takim edhe me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, për zgjedhjet e 25 prillit. /Opinion.al

 

Pas