Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Basha: Luftëtar i paepur për drejtësi

2020/01/04 at 11:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Basha: Luftëtar i paepur për drejtësi

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Gripshi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.


Gripshi ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin dhe së fundmi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Për lajmin e hidhur ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një mesazhi ngushëllimi në “Facebook”, Basha shkruan se Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut.

Statusi i Bashës:

Mbrëmë u nda nga jeta Ali Gripshi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një prej aktivistëve kryesorë të degës së Partisë Demokratike të Peqinit.

Një luftëtar i paepur për drejtësi shoqërore, Ali Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut. Breza të tërë të qytetarisë së Peqinit u rritën me pedagogjinë e Ali Gripshit, me iluminizmin dhe atdhedashurinë që ai përçonte edhe në kohën e diktaturës, kur varfëria synonte tjetërsimin e njeriut dhe shndërrimin e tij në një skllav të regjimit.

Pas rrëzimit të diktaturës Ali Gripshi u rreshtua në vendin që meritonte dhe që i takonte. Me themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë, ai ishte i pari në Peqin që mori teserën e PD, ishte drejtues i grupit nismëtar që krijoi degën e PD në Peqin dhe u zgjodh kryetari i parë i saj në Janar të 1991, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të parë Kombëtar të PDSH.

Me kontributin e Gripshit, forcat demokratike regjistruan një fitore të thellë në Peqin, duke e rreshtuar atë plot meritë ndër bastionet e PD-së. Si një kurorëzim normal i këtij angazhimi shoqëror, erdhi edhe zgjedhja e Ali Gripshit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 1996.

Qytetarët e Peqinit kujtojnë përpjekjet e gjithanshme të Ali Gripshit për zhvillimin e zonës, jo vetëm në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore, por kryesisht në funksionet e një prijësi, e një kryeplaku të vërtetë, i cili diti të kontribuonte që në qytet të mos rikthehej padrejtësia, e çfarëdo forme qoftë ajo.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur për thuajse 3 dekada në radhët e saj Ali Gripshin dhe ka gëzuar kontributin e pashoq të mësues Gripshit, Nderit të qytetit të Peqinit.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me 3 vajzat e Aliut dhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e Aliut. Me humbjen e tij të parakohshme, ato humbën babanë e tyre të shtrenjtë, familja njeriun e saj më të dashur dhe PD aktivistin e pashoq.

Përpjekja për një shoqëri më të drejtë, për një Peqin të arsimuar e një Shqipëri të zhvilluar është një detyrim për Partinë Demokratike, por edhe një homazh për kontributin 30 vjeçar të Ali Gripshit në radhët e saj. U prehtë në paqen e përjetshme. I paharrueshëm qoftë kujtimi i tij!/ Opinion.al

Etiketa: Bashagripshiish-deputet i Partisë Demokratike


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Pompeo: Vrasja e gjeneralit iraninan shmangu një sulm të pritshëm

Çfarë thoshte gjenerali iranian për Trumpin:Kumarxhi, ti e di fuqinë tonë

Kryemadhi: Shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre,Rama tradhtoi Kosovën

Kryemadhi: Shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre,Rama tradhtoi Kosovën

Zbardhet vendimi i gjykatës për dënimin e Ervin Salianjit

Zbardhet vendimi i gjykatës për dënimin e Ervin Salianjit
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}