Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“National Geographic”: Shqipëria, mes 10 vendeve për t’u vizituar

2016/07/28 at 8:14 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“National Geographic”: Shqipëria, mes 10 vendeve për t’u vizituar

Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia. Në pamje të parë nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët. Revista “National Geographic” i përfshin ato në një listë tepër të vyer të vendeve që meritojnë më shumë turistë. Sipas saj, këto janë destinacione të mrekullueshme dhe që do t’iu lënë me gojën hapur.


Sa i përket Shqipërisë, “National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

Situata në terren

Për dekada të tëra, Shqipëria ka qenë mes vendeve më pak të vizituara të Europës Juglindore, madje edhe e fundit e aksesueshme për vizitorë nga mbarë bota. Një fortesë virtuale nën regjimin izolues të diktatorit komunist, Enver Hoxha, i cili shpenzoi gati 40 vite në ndërtimin e mbi 700 mijë bunkerëve të panevojshëm e shpesh edhe të padobishëm mbrojtës në mbarë vendin, Shqipëria u përfshi nga kaosi pas vdekjes së tij në vitin 1995, si dhe pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, sot Shqipëria nuk është më pak e sigurtë sesa vendet e tjera të nëpërkëmbura të Adriatikut. Një industri turizmi në lulëzim, e përqëndruar kryesisht mbi fshatra dhe qytete të ruajtura me përpikmëri dhe të mbrojtura nga UNESCO, përfshi këtu Beratin e Gjirokastrën, si dhe me një vijë të gjatë bregdetare të njohur sot si Riviera shqiptare, tashmë i sjellin vendit rreth 3.5 milionë turistë në vit.

Pse duhet të vizitohet tani?

E ndërsa plazhet e Adriatikut në fqinjët e saj, Itali e Kroaci, janë transformuar në komplekse e resorte hipermoderne dhe të tejmbushura, bregdeti i Shqipërisë i mbushur plot me rrënoja të amfiteatrove greko-romake dhe të zbukuruara, me kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, është ndër të paktët në Europë ku mund të gjesh vend për t’u shtrirë buzë rërës, edhe në pikun më të ngjeshur të sezonit veror. Në jug të Vlorës, apo në atë që njihet edhe si bregdeti më i bukur shqiptar, fshatra si Dhërmiu, Vunoi dhe Himara – të mbushura me kafene me veranda, tregtarë ushqimesh me bazë deti dhe me rrugë të ngushta e gjarpëruese, – janë të mbytura nga ndërtesa të familjarëve dhe banorëve vendas që i ofrojnë ato për jo më shumë se 25 dollarë nata. Udhëtarë nga jashtë Ballkanit janë ende të rrallë, por fuqimisht të mirëpritur. Mos u surprizoni kur vendasit të këmbëngulin t’iu vozisin me motorbarka përgjatë bregdetit, apo t’iu sfidojnë në ndonjë garë se kush konsumon më shumë raki.

Për të mos u humbur

Zhvillimi relativisht i munguar i Shqipërisë është fokusuar më së shumti në vendet e Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilëve edhe kompleksi gjigant dhe zvarritës i Butrintit, një prej qyteteve më të shtrenjta dhe më mirë të ruajtura të periudhës greko-romake në Europë. Vetëm 20 minuta larg me autobus nga qyteti bregdetar i Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Butrinti është i ngjashëm me Epheusin e Indiana Jones. Një grumbull virtualisht i braktisur dhe i rrethuar amfiteatrosh dhe kolonash, vende të hershme pagëzuese të krishtera, bazilikata bizantine dhe mozaikë romakë. Në mes të rrugës midis Sarandës dhe Butrintit, mos e humbisni një ndalesë në plazhin me restorante në formë kasolleje, siç është Ksamili, një fshat ku vendasit të ofrojnë gjithçka, ndërsa natyra të ofron edhe disa ishuj jo larg bregut të detit.

E pavarësisht sistemit gjoja gjithëpërfshirës të autobusëve, thuajse asgjë në Shqipëri nuk ecën në orarin e shkruar nëpër guidat online. Shpesh drejtuesit e mjeteve heqin dorë nga oraret e përcaktuara nga kompanitë e mëdha të udhëtimit, dhe përfshihen në një situatë “anarkie”, madje duke të ofruar edhe udhëtime me furgonë apo minibusë, veçanërisht duke u nisur nga jugu i Vlorës. Këta furgonë, të cilët udhëtojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar, shpesh i zbresin dhe i hipin pasagjerët si t’iu vijë për mbarë në rrugë, pavarësisht orarit, por gjithsesi të dërgojnë në destinacionin ku ti dëshiron. Ndërkohë, mos harroni të shijoni edhe kafen e fortë shqiptare kudo përgjatë bregdetit, por mos e quani atë “turke”, nëse nuk do të donit të përfshiheni në një debat të zhurmshëm, e me siguri do të nisni të mendoni se “do të rikthehem këtu sërish, shumë shpejt”./TCh/

Etiketa: 10 vendetdestinacionishqiperia


Ju sugjerojmë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Para
Historia/ Si u la në rrugët e Shqipërisë, i burgosuri i CIA-s

Historia/ Si u la në rrugët e Shqipërisë, i burgosuri i CIA-s

Meta i uron Flamur Nokës ditëlindjen

Ilir Meta: Mos sulmoni opozitën, do vijë një ditë të kalojmë ne në opozitë

Ajeti fiton trofe, Gjimshiti dhe Azemi në fushë

Ajeti fiton trofe, Gjimshiti dhe Azemi në fushë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
24 Qershor, 2026

Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}