Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Natën ma” drama fituese e çmimit Pulitzier, ngjitet në skenën e Teatrit Metropol

2018/04/19 at 6:34 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Natën ma” drama fituese e çmimit Pulitzier, ngjitet në skenën e Teatrit Metropol

“Natën, Ma”, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion ekskluziv dhe premierë absolute e Teatrit Metropol këtë fundjavë në skenë. “Natën, Ma” është përzgjedhur për t’u vënë në skenë nga bordi artistik i Teatrit Metropol në kuadër të sezonit artistik kushtuar tërësisht femrës, pas shfaqjes “Qiell i Heshtur” për të vijuar me “Natën, Ma” dhe më pas me shfaqjen “Ditari i Ana Frank”.  Vepra mban regjinë e Ema Andreas dhe me interpretimin e shkëlqyer të aktores nga kosova, fituese të shumë çmimeve Ilire Vinca dhe aktores së teatrit dhe kinematografisë shqiptare Egla Cenos. Drama e Norman është një vepër e fortë emocionale, e cila vjen në skenë  nëpërmjet një interpretimi të mrekullueshëm të dy aktoreve.


Si do ndihej një nënë nëse fëmija i thotë qartë, ftohtë, vendosur, me bindje dhe pa emocion që mbrëmja që po kalojnë bashkë, është mbrëmja e fundit? Që kur të thotë natën e mirë, do hyjë në dhomën e vet dhe do vrasë veten? Vepra tregon fatin e një nëne, Themlës rreth të 50-tave dhe  së bijës së saj, Xhesit rreth të 30-tave. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brenda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë.

Diskutimi kritik rreth kësaj vepre është përqëndruar në çështjen e vetëvrasjes në shfaqje, por gjithashtu është debatuar edhe për trajtimin feminist të saj. Të tjerë e lavdërojnë atë për të nxjerrë në pah luftën e grave si Thelma, për të hequr dorë nga mbajtja e fëmijëve të rritur. “Ne të gjithë i humbim fëmijët një ditë, duke menduar se na përkasin për për gjithë jetën, por në të vërtetë mund të quhen vetëm “të marrë borxh”, thotë autorja Norman, nënë e dy fëmijëve.

Shfaqja do të jetë në skenë në datat  20, 21, 22, 25, 26, 27, 28, 29 Prill, 2, 3, 4, 5, 6 Maj, ora 19:00 në Teatrin Metropol./opinion.al

Etiketa: Natën mashfaqjateatri metropol


Ju sugjerojmë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…
-Kulturë

(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…

6 Prill, 2026 10:07 am
(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut
-Kulturë

(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut

28 Mars, 2026 10:27 am
1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar
-Kulturë

1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar

21 Mars, 2026 12:10 pm
(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës
-Kulturë

(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës

21 Shkurt, 2026 10:49 am
FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran
-Kulturë

FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran

18 Shkurt, 2026 10:42 am
(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri
-Kulturë

(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri

17 Shkurt, 2026 10:36 am
(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste
-Kulturë

(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste

14 Shkurt, 2026 12:29 pm
Para
Tentoi të vriste 20 vite më parë, dibrani i dënuar me 18 vite burg ekstradohet nga Athina

Tentoi të vriste 20 vite më parë, dibrani i dënuar me 18 vite burg ekstradohet nga Athina

Video Opinion/ Nga shkuesia tek njohjet online!

Video Opinion/ Nga shkuesia tek njohjet online!

15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji rrëfehet e përlotur: Fëmija, fryt i një turpi

15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji rrëfehet e përlotur: Fëmija, fryt i një turpi
















TE FUNDIT

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
16 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}