Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano bën analizën vjetore të Policisë së Kukësit dhe jep prioritetet kryesore

2022/01/21 at 3:07 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nano bën analizën vjetore të Policisë së Kukësit dhe jep prioritetet kryesore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit.

Nano ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat vendore dhe ato kufitare që operojnë në qarkun Kukës dhe për angazhimin maksimal të strukturave gjatë sezonit turistik.

Ai ka theksuar se është prioritar dominimi i situatës kriminale nga Policia e Shtetit.

Ndërsa për parandalimin e kultivimit të kanabisit është shprehur se është prioritet dhe sfidë personale e profesionale e tij dhe e gjithë Policisë së Shtetit.

Nano ka theksuar se qarku i Kukësit është qark kufitar dhe për rrjedhojë krimet ndërkufitare janë prioritare.

Ai ka thënë se është i domosdoshëm parandalimi i krimeve ndërkufitare siç është ajo e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm emigrantëve nga vendet e treta por edhe të gjitha krimeve të tjera ndërkufitare.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga strukturat e Policisë, që të kenë një angazhim më të mirë për parandalimin e krimit, veçanërisht krimit të rrugës, aksidenteve rrugore, prishjes së rendit dhe sigurisë, pasi këto kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe aty fillon edhe perceptimi që kanë qytetarët për punën e Policisë.

Ai ka thënë se forcimi i bashkëpunimit midis Policisë, pushtetit vendor, institucioneve, shkollave dhe organizatave joqeveritare janë prioritete kryesore për vitin 2022.

Duke qenë se qarku i Kukësit ka zona turistike dhe frekuentohet nga mijëra turistë, duhet angazhim akoma më shumë për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për turistët, që është dhe prioritet kombëtar.

Në qarkun e Kukësit janë evidentuar tri raste të turistëve që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në zona malore. Shërbimet e Policisë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë shpëtuar, gjë që tregon qartë se Policia është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurt, që turistët të ndihen të sigurt dhe ta vizitojnë sa më shumë vendin tonë.

Nisur nga situata e motit të keq me temperatura të ulëta, që priten në ditët në vijim, Nano ka kërkuar nga Policia e Kukësit, ato Kufitare dhe nga të gjitha strukturat e Policisë së qarqeve në të gjithë vendin, që të rrisin prezencën policore në rrugë, të rrisin gatishmërinë, që të jenë në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të qytetarëve në nevojë.

Ju sugjerojmë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

24 Qershor, 2025 6:03 pm
Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
Politikë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

24 Qershor, 2025 5:47 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
Kronikë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

24 Qershor, 2025 5:34 pm
“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin
Bota

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

24 Qershor, 2025 5:31 pm
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
Bota

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 Qershor, 2025 5:27 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

24 Qershor, 2025 5:24 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Para
Përfitoi 3.7mln € nga afera me inceneratorët,çfarë deklaroi në seancë Lefter Koka

U arrestua për aferën e inceneratorëve/Shtrohet në spital Lefter Koka

Opinion/ Shembjet, bashkia përballë banorëve

Opinion/ Shembjet, bashkia përballë banorëve

Emigrantët ishin krushqit, skema e trafikut të klandestinëve Greqi-Shqipëri-Itali

Emigrantët ishin krushqit, skema e trafikut të klandestinëve Greqi-Shqipëri-Itali

TE FUNDIT

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
24 Qershor, 2025

Donald Trump ka shpërndarë një postim të ri në rrjetin e tij social, Truth Social, ndërkohë që është nisur për...

Lexo më shumë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
24 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për Beratin dhe Dibrën, ku kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve. Sakaq,...

Lexo më shumë

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
24 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra...

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
24 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rrëzojë vendimin e dhënë më 10 shkurt 2025, nga Gjykata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com