Aktualitet

Mustafaj:Komisioni ka skualifikuar ish-deputetë,Halim Kosova u tërhoq vetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 23/10/20 |
el ida

Pas lajmit të publikuar në media se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD  ka skualifikuar ish-deputetë dhe anëtarë të kryesisë, ka folur anëtari i këtij komisioni Bensik Mustafaj.

Gjatë interviste në News 24, Mustafaj e ka pranuar këtë fakt, por pa përmendur emrat e personave që janë skualifikuar nga ky komision.

Duke u shprehur se nxjerrja e emrave është në tagrin e kryesisë së partisë, Mustafaj ka konfirmuar si të larguar nga gara vetëm mjekun Halim Kosova, për të cilin tha se është tërhequr vetë.

“Halim Kosova është tërhequr nga gara përmes një mesazhi që i ka dërguar kryetarit të partisë” u shpreh Mustafaj.

Duke vijuar më tej argumentin për eksponentë të tjerë të partisë të mbetur jashtë garës, ai u shpreh: “Në fazën e fundit të gjithë ish-deputetët dhe anëtarët e kryesisë ju nënshtruan vlerësimit tonë njësoj sic çdo i propozuar tjetër nga anëtarësia e PD. Në rastet e anëtarëve të kryesisë dhe deputetëve, përveç debateve kemi patur edhe votim të fshehtë. Kush merrte nga 5 vota 3 kundër, skualifikohej. Nuk do t’ju konfirmoj asnjë emër, sepse ne në tipologjinë e komisionit e kemi të mos japim emra. Është në tagrin e kryesisë së partisë të japë emra”, tha Mustafaj duke pohuar se kjo është një kosto të cilën PD e ka marr parasysh.

“Ne kemi vepruar me një meteodologji, rregullat e lojës i kemi vendosur vetë”, u shpreh ai./Opinion.al

Pas