Kronikë

Akuzohet për trafik narkotikësh,gjykata liron vëllanë e ish-kryebashkiakut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 23/10/20 |
Opi Nion

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë për vëllain e ish-kryebashkiakut të Fushë -Arrëzit, Albert Tuci.

Në seancën e sotme gjyqësore gjykata pranoi kërkesën e avokatëve Sokol Tahiraj dhe Arber Hoxha për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “ arrest me burg” në “arrest shtëpie” raporton Abc news.

Albert Tuci akuzohet veprën penale “Kultivim i lendeve narkotike”. Ai u arrestua në një operacion të datës 20 maj të po këtij viti.

Fillimisht dosja e tij u dërgua në SPAK, por më pas prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit e riktheu në Kukës, pas konstatimit se nuk kishte të bënte me një grup të strukturuar kriminal.

Bashkë me Tucin në maj u arrestuan edhe 18 persona të tjerë, mes tyre edhe një efektiv policie për kultivim kanabisi. Vëllai i ish- kryebashkiakut ka qenë edhe më herët i akuzuar nga Partia Demokratike për trafik të lëndëve narkotike./ Opinion.al

                                                     Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci

 

Pas