Politikë

Murrizi: Lleshaj do të shkarkohet të premten, do kandidohet për deputet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 07/10/20 |
Al Do

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslym Murrizi deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të shkarkohet këtë të premte për tu bërë më pas deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Murrizit, shkarkimi do të bëhet në asamblenë e PS-së të premten dhe se ai do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Do t’u uroja të zgjedhurve para zgjedhjeve, si duket e keni planifikuar ta shkarkoni si ministër të premten Sandër Lleshajn për ta bërë deputet” tha Murrizi.

Lëvizjet në qeveri kanë qenë një temë e diskutuar gjatë muajit shtator. Besa Shahini ishte e para ministre që u largua nga qeveria përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo e kishte paralajmëruar më parë ikjen e saj me justifikimin e donte të ishte më pranë familjes që e kishte në Kosovë. Ajo u zëvedësua si ministre Arsimi nga deputetja Evis Kushi.

Ministri Lleshaj ka qenë gjithashtu një emër i përfolur se do të shkarkohej nga pozicioni i tij. Një gjë të tillë ai e konfirmoi edhe vetë kur tha se “ministër të përjeshtshëm nuk ka”, por gjithashtu ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit do ta gjejnë ministër të Brendshëm.

Tashmë pritet dita e premte që të konfirmohet ajo ç’ka tha deputeti Murrizi sot në Kuvend. /Opinion.al

Pas