Policia e Kosovës ka publikuar një pjesë të armëve të municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan.
Policia ka njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.
“Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj”, njoftoi Policia.
Arsenali i armëve është duke u prezantuar nga Policia në kampin e njësive speciale “Enver Zymeri”.
Policia e Kosovës u sulmua në orët e para të mëngjesit të së dielës nga grupe kriminale në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër polic u plagos.