Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mund të shkarkojë Metën, sa kohë do formimi i Gjykatës Kushtetuese

2019/06/08 at 11:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mund të shkarkojë Metën, sa kohë do formimi i Gjykatës Kushtetuese

Të vetmen mundësi që mazhoranca qeverisëse ka ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale, është Gjykata Kushtetuese.  Në këtë gjykatë, pas një votimi me ¾ e votave në Kuvend, mund të kërkojë shkarkimin e kreut të shtetit, duke u bazuar në Kushtetutë.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë, sipas procedurës së parashikuar në nenin 90, pika 2 dhe 3.

Në këto momente kur vendi është pa gjykatë, një shkarkim i Ilir Metës nga posti i Presidenti mbetet i pamundur.

Por sa zgjat krijimi i Gjykatës Kushtetuese? Pavarësisht zërave nga qeveria se ajo krijohet në fund të muajit qershor duket e pamundur. Neni 125 i Kushtetutës thotë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

Po ashtu sipas juristit Jordan Daci, 3 anëtarë të kësaj gjykate zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Edhe kjo gjykatë është jashtë funksionimit pasi anëtarët e saj u përjashtuar nga vettingu. Kështu, koha që do dojë formimi i Gjykatës Kushtetuese është e largët.

Nga nisja e vetting-ut në mars 2018 me Fatos Lulon, anëtar i Gjykatës Kushtetuese mjaftuan 10 muaj që kjo Gjykatë të shkërmoqej duke mbetur me vetëm një gjyqtar Kushtetues.

Vitore Tusha, profesoreshë e të drejtës civile, me gradë “doktor i shkencave juridike” në këtë fushë dhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese prej 11 vitesh, është e vetmja që u konstatua e pastër nga procesi rivlerësues.

Pas shkarkimit të Lulos nga detyra, u rrëzuan njëri pas tjetrit katër anëtarët e tjerë: Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari. I humbur doli gjatë rivlerësimit të trefishtë edhe kryetari i kësaj gjykate Bashkim Dedja. Me pesë shkarkime nga detyra dhe tre dorëheqje të gjyqtarëve Sokol Berberi, Vladimir Kristos, dhe Besnik Imeraj kjo gjykatë pushoi së funksionuari.

Ndërkohë të dhënat statistikore tregojnë se 79 kërkesa vazhdojnë të jenë në pritje për tu shqyrtuar, prej të cilave 17 janë depozituar gjatë 2019 dhe 62 i përkasin vitit të kaluar./Opinion.al

Etiketa: gjykata kushtetuese

Ju sugjerojmë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Horoskopi 21 prill 2019

Horoskopi, 9 qershor 2019

Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Moti për ditën e sotme, 9 qershor 2019

Brexit dhe BE,  kërcënon Boris Johnson

Brexit dhe BE, kërcënon Boris Johnson

TE FUNDIT

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com