Aktualitet

“Muaji gusht i hapur për vaksinim”, Manastirliu thirrje studentëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 29/07/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë apel ditën e sotme të gjithë studentëve të vaksinohen gjatë muajit gusht.

“Eshtë e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinaur të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, tha Manastirliu

Manastirliu ndër të tjera njofton se muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin e gjithë moshave mbi 18 vjeç.

“Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

Ajo paralajmëron ndër të tjera se shtatori e tetori do ta përballin Shqipërinë me rritje të kontakteve e grumbullimeve të pashmangshme, prandaj për të shmangur komplikacionet e fatalitetet duhet vaksinimi kundër koronavirusit.

Pas